Pas lajmit se policët po operojnë me jelekë antiplumb me afat të skaduar, janë identifikuar raste tjera të mungesës së kushteve elementare për punë.
Bëhet fjalë për uniformat e zyrtarëve policorë të Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Prizren, të cilët po punojnë me uniforma të vjetruara që i kanë marrë para tri vitesh.
Sinjali mëson se edhe gjendja e çizmeve të tyre nuk është hiç më e mirë, pasi që hera e fundit që janë pajisur me çizme të reja është para 2 vite e gjysmë, pavarësisht se duhet të pajisen me një palë të tilla të reja çdo vit.
Për të kamufluar gjendjen e keqe në të cilën ndodhen, ata po detyrohen që uniformat e vjetruara t’i dërgojnë për riparim në punëtori që merren me pastrimin e ngjyrosjen e tekstilit. Për më tepër, policët kanë huazuar uniforma nga zyrtarët tjerë që nuk janë pjesë e NJRSH-së, vetëm që të mos dalin keq në terren.