Shaip Kamberi është zgjedhur deputet në Kuvendin e Serbisë, pas herës së pestë të mbajtjes së zgjedhjeve në Tërnoc.
Kështu raporton portali Presheva.al. Sipas mediumit nga rezultat e para Lista Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës 698 vota, gjë që ia mundëson Shaip Kamberit të hyjë në parlament në Beograd dhe të jetë deputeti i vetëm nga Lugina.
Derisa 8 vota ka marrë SPS, e 1 SNS, teksa Alternativa për Ndryshim dy vota.
Pas mbylljes së vendvotimit, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Ragmi Mustafi, ishte deklaruar se Kamberi ka siguruar votat për tu bërë pjesë e parlamentit në Beograd.
Kujtojmë, Kamberit iu nevojitën vetëm 610 vota për ta marrë edhe një mandat.