Njeri ndër turniret më të mëdha të boksit në vend “Agim Rashiti”, ashtu siq kanë paralajmruar krerët e boksit KB Drita, nuk do të mbahet me 2 korrik.
KB Drita me kohë të gjitha përgaditjet i kishte bërë që me 2 korrik të mbahet turneu i boksit për ndertë dëshmorit “Agim Rashiti”, zyrtarët e klubit kishin firmosur edhe kontratën me DKRS por Ministria e Financave, nuk i ka deponuar të hollat në konton e klubit.
Ky është edhe një dështim i radhës duke marrë parasysh se ky turnir i boksit është nën patronatin e Komunës së Gjilanit.
Trajneri i KB Drita Musli Zymberi ka bërë të ditur nëpërmjet ‘facebook’, të tij, arsyet e mos mbajtjës së këtij turneu të boksit, ku ndër të tjera thuhet:
“Njoftim: Klubi i boksit “Drita” nga Gjilani, ju informon se, data e caktuar për mbajtjen e turnirit “Agim Rushiti” do të zhvendoset. Arsyeja: Pas konsulltimit me drejtorin e DKRS, të komunës sonë, u informuam se, mjetet financiare të cila na u kanë nda neve, për shkaqe procedurale nuk i kanë depunu në konton e klubit. Dua t’ju njohtoj se klubi ynë ka firmosë edhe kontratën me DKRS, tani procedura ka kalu në Ministrinë e Financava. Ju kërkojmë ndjesë. Ju premtojmë se me kohë do të informoheni për datën e mbajtjes së turnirit. Flm për mirëkuptim! KB “DRITA”/RadioStar/