Organizata Lëvizja për Demokraci ka mbajtur një aktivitet simbolik të quajtur “Burgu” para Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, për ta kundërshtuar mos liberalizimin e vizave.
Mexhid Ramusa, drejtues i organizatës Lëvizja për Demokraci, theksoi se në bazë të këtij aktiviteti duan t’i tregojmë BE se si po e mban të izoluar padrejtësisht Kosovën.
“Nuk kemi asnjë faj që mbetemi të izoluar. Këtë lloj aktiviteti si në ‘burg’, si po shihet do ta dërgojmë para zyrës së BE edhe në Bruksel”, tha ai.