Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë nga 736 testime, 205 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, shkruan Ballkani.info.
Sipas njoftimi, 38 persona janë shëruar nga ky virus, ndërsa asnjë person nuk ka përfunduar i vdekur.
Ministria ka njoftuar se gjithsej janë 897 raste aktive me COVID-19.
Po ashtu, të vaksinuar në 24 orë janë vetëm 71 persona, përderisa me dozën e parë janë vaksinuar 903 mijë e 469 persona, me atë të dytën 823 mijë e 765 dhe me të tretën 103 mijë e 262 persona.
Postimi i plotë nga MSH: