Kabineti qeveritar do të mblidhet sot për të nxjerrë disa vendime të reja, ka njoftuar Zyra për Media e Qeverisë së Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrat e linjave pritet të mblidhen në orën 13:00, në ndërtesën e Qeverisë, raporton Paparaci.
Të mërkurën, në mbledhjen e fundit të qeverisë, u miratua vendimi për mundësinë e riregjistrimit të veturave me targat e qyteteve në Kosovë – të cilat i lëshojnë autoritetet e Serbisë – në RKS (Republika e Kosovës).
Bëhet fjalë për veturat me targat PR (Prishtinë), GL (Gjilan), PZ (Prizren), KM (Mitrovicë e Kosovës) e kështu me radhë.
Targat e tilla janë hequr në zonat e populluara me shumicë serbe në jug të Lumit Ibër në vitin 2011, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë për lirinë e lëvizjes.