Nafta, benzina e gazi mbesin me çmim të njëjtë sikur një ditë më parë
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet “tavan” të derivateve për 24 orët e ardhshme në Kosovë.
Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.79 euro për litër, i gazit me 0.78 euro kurse benzina sot tregtohet me 1.76 euro.
Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së hënës dhe janë të vlefshme për 24 orë. Kësisoj, MINT do të caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve.