Ferizaj- Policia e Kosovës (PK) mëngjesin e sotëm ka nisur një aksion për sekuestrimin e kamerave të vendosura nga strukturat ilegale në Shtërpcë.
“Betimi për Drejtësi” merr vesh se aksioni po zhvillohet në bazë të një urdhërese të lëshuara nga Gjykata dhe Prokuroria në Ferizaj.
Ky aksion po zhvillohet në katër lokacione ku dyshohet se janë të vendosura kamerat nga strukturat ilegale. /BetimipërDrejtësi