Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nuk e ka votuar Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme.
Byroja për Konfisikim e Pasurisë nuk është miratuar për shkak të kuorumit. Mirëpo për dallim nga deputetët e LVV-së, Konjufca nuk ka votuar pro Byrosë.
Në kuvend, ishin 61 deputetë, ndërsa pro projektligjit votuan vetëm 45 deputetë, teksa opozita qe ajo që kërkonte tërheqjen e këtij projektligji.
Dilemat për këtë ligj kanë ardhur pas vërejtjeve serioze nga Komisioni i Venecias.
Ndërsa shoqëria civile ka kërkuar që ky ligj të kthehet në pikën zero.
/GazetaSinjali/