“Bardhekaltrit” e udhëhequr nga trajneri Tahir Batatina ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues e luajnë ndaj Buducnostit të Podgoricës, shkruan Demokracia.com.
Takimi i parë mes dy skuadrave zhvillohet sonte në “Gradski Stadion Podgorica” me fillim nga ora 20:00.
Faqja zyrtare e Llapit ka njoftuar se asnjë televizion kosovar nuk do ta transmetojë ndeshjen.
Ajo do mund të ndiqet në kanalin RTCG 2 të Malit të Zi.