Protesta e thirrur nga kreu i PD, ka nisur me këngën e saj të kënduar nga Renis Gjoka dhe Big Basta.
Ashtu siç shihet edhe në video, protestuesit kanë mbushur sheshin “Dëshmorët e Kombit”. Gjithashtu atyre i është bashkuar edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Edhe pse ishte parashikuar të niste në orën 19:00, protesta po starton me disa minuta vonesë.
Ndërsa leja zyrtare që ka marrë PD për të zhvilluar këtë protestë është prej 2 orësh, pra të nisë në 19:00 dhe të mbarojë në orën 21:00. Qarkullimi në bulevardin Dëshmorët e Kombit do të bllokohet në orën 19:00-21:00.
Policia ka marrë masat duke angazhuar 1200 punonjës të policisë për mbarëvajtjen e protestës së sotme.
Mësohet se në protestë do të mbajnë fjalime politikanë, personalitete dhe grupe të tjera të interesit, në fund do të ketë një fjalim edhe kryetari i PD-së Sali Berisha./Opinion.al