Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë se dy milionë eurot e parapara për Luginën nga Qeveria e Kosovës ende nuk janë transferuar.
Arifi thotë se kjo situate është shqetësuese, pasi sipas tij, do të vështirësoj edhe realizimin e dy milionë eurove për pesë muajt e mbetur të vitit, njofton Klankosova.tv.
“2 milion eurot e parapara për Luginën nga Qeveria e Kosovës për vitin 2022, ende të patransferuara në buxhetet e komunave shqiptare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”, ka shkruar Arifi.
“Kjo situatë aktuale përveç është shqetësuese, do të vështirësoj gjithashtu dhe realizimin e 2 milion eurove për pesë muajt e mbetur të vitit”.
Ai shtoi se vonesa e transferimit të mjeteve krijon vështërsi për realizimin e projekteve.
“Vonesa e transferit të mjeteve shkakton vështirësi edhe në realizimin e projekteve për këtë vit, rrjedhimisht të detyruar projektet do të duhet të shtyhen për vitin e ardhshëm; gjë që i dëshpëron qytetarët”.
“Projektet e planifikuara si mëposhtë, do të adresojnë nevojat më elementare të banorëve preshevarë dhe janë paraparë të realizohen me mjetet e dedikuara nga Qeveria e Kosovës”.