Moti i lig shoqëruar me shi dhe stuhi ere ka bërë që të boshatisen plazhet në jug të Shqipërisë.
Vetëm një ditë më parë plazhet ishin plot, ndërsa sot nuk gjen asnjë person në breg të detit.
Në një video të publikuar nga një pushues në rrjetet sociale, vërehet se koha e keqe ka shkaktuar probleme në Ksamil.
Pamjet tregojnë erëra të forta dhe pushues të cilët largohen me shpejtësi nga plazhi.
Një video e ngjashme pak më parë ishte publikuar edhe nga Durrësi.