Tifogrupi, Shqiponjat e Zeza-Drenica pranojnë ftesën e Legjendave nga Podujeva.
Tifogrupi nga Drenica do ta mbështesë Llapin ndaj Buducnostit të enjten me 14 korrik.
“Po, Shqiponjat e Zeza do të jenë krah Legjendave në këtë lojë. Ne bashkohemi me plot dëshirë me vëllezërit shqiptarë”, thanë nga tifogrupi drenicas për blicsport.
Kujtojmë se ditë më parë ndeshja e luajtur në Mal të Zi kalojë me incidente pasi tifozët vendas hudhen gjësende në drejtim të llapjanëve.