Një rast i kërcenimit ka ndodhur dje në Mitrovicë.
Një burë ka raportuar se pa dëshirën e tij katër persona e kanë futur në një veturë dhe njëri prej tyre e ka sulmuar për shkak të një borxhi prej 45 euro.
Policia njofton se është arrestuar një person dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.
Raporti i plotë:
KANOSJE
Mitrovicë 09.07.2022- 16:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pa dëshirën e tij nga katër persona të dyshuar ishte futur në një veturë dhe ishte sulmuar nga njëri prej të dyshuarve si pasoj e një borxhi prej 45 euro. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe me urdhër të prokurorit i cili e ka cilësuar rastin pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.