Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se ushtarët e FSK-së po bëjnë trajnimin “Taktika me Njësi të Vogla”.
Ai u shpreh se objektivi i trajnimit është përgatitja dhe aftësimi i ushtarakëve për detyra dhe operim me njësi të vogla.
“Në kuadër të angazhimit për ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve operacionale luftarake, Komanda e Forcave Tokësore (KFT) me regjimentet e saj, ka realizuar trajnimin e shkathtësive ushtarake ‘’Taktika me Njësi te Vogla’’ (TTNJV)”.Objektivi i trajnimit është përgatitja dhe aftësimi i ushtarakëve për detyra dhe operim me njësi të vogla, si ekip, skuadër, togë, si dhe të gjithë hapat e planifikimit dhe ekzekutimit të operacioneve në terren”, shkroi Mehaj në Facebook.
Tutje, ai u shpreh se po vazhdojnë me përmbushjen e objektivave për të ardhmen me fokus realizimin me sukses të ushtrimit ndërkombëtarë “Defender Europe 23”.