Policia e Kosovës ka ndaluar një garë të jashtëligjshme që po mbahej në autostradën Trudë- Mazgit si dhe ka dënuar 46 persona të përfshirë.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Policia e Kosovës, Njësia për kontroll në autostradë, pas marrjes së informacioneve se është duke u përgatitur një garë e paligjshme me automobila në autostradën Trudë – Mazgit, ka ndërmarrë veprimet dhe masa te nevojshme ligjore për parandalimin dhe zbatimin e ligjshmërisë. Në ora 16:30 kanë filluar të mblidhen një numër i automjeteve dhe këmbesorëve në cilesinë e shikuesve. Janë njoftuar njësitet relevante nga stacioni policor veriu dhe njësitet për reagim të shpejtë në Prishtinë të cilat ju kanë përgjigjur kësaj ngjarje. Gjatë angazhimit njësitet policore janë bashkërenduar dhe janë marrë masat në vijim; janë shqiptuar gjithsejt 46 kundërvajtje, 36 kundërvajtje vozitësve si dhe 10 kundërvajtje këmbësorve” tha Hoxha
“Njësitet policore dhe ato për mbikqyre të autostradës mbete në gjendje të gatishmërie dhe varësisht prej zhvillimeve në terren do të ndërmerren masa të nevojshme ligjore për të garantuar zbatueshmërinë e ligjit në trafik dhe sigurisë së përshtatshme rrugore”, përfundoi ai.