Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24 orësh të rasteve me koronavirus në Kosovë.
Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë shënuar dy raste të vdekjes dhe 175 raste pozitive me Covid-19, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Aktualisht janë 2 mijë e 184 raste aktive, ndërsa mbi 1 milion e 831 mijë qytetarë janë vaksinuar.