Drita FC nuk e ka nisur mbarë aventurën në garat evropiane, pasi në ndeshjen e parë në udhëtim te Inter Turku, Intelektualët humbën me rezultat 1-0, shkruan Gazeta OLLE.
Drita pëson humbje minimale në ndeshjen e parë ndaj Inter Turku
Rezultatin në Veritas, Drita do të kërkojë ta përmbyse në tempullin Fadil Vokrri me fillim nga ora 20:00, dhe të kualifikohet në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.
Bardhekaltërit do të kenë ndihmën e tifozëve në shkallët e stadiumit, ndërsa deri më tani janë shitur më shumë se 3500 bileta.
Mungesa e vetme në këtë ndeshje, do të jetë e mbrojtësit të majtë Ilir Blakqorit, i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e parë.