Gjilani është eliminuar në raundin e parë të Ligës së Konferencës.
Pas fitores 1-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”, gjilanasit u mposhtën me rezultat 3-1 në Letoni ndaj Liepajas
Kështu, me rezultat të përgjithshëm prej 3-2, kuqebardhët i japin fund aventurës në Evropë.
Të katër golat e këtij takimi u shënuan në pjesën e dytë.
Ishte Arturs Karasauskas ai që realizoi goli e parë në minutën e 49-të nga penalltia. Megjithatë, reagimi i Gjilanit ishte i shpejtë, pasi Blerim Krasniqi barazoi pas vetëm dy minutave.
Letonezët më pas morë ndeshjen në kontroll, duke realizuar edhe dy gola përmes Nemanja Belakovic (64′) dhe krejt në fund edhe një gol tjetër nga penalltia përmes Dodos (88′).
Liepaja në raundin e dytë do të ketë punë të vështirë pasi përballet me Young Boys