Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka shkuar në Kamenicë, veçse jo në një vizitë zyrtare.
Kësaj here, i pari i Parlamentit gjeti kohë që të merret me aktivitet sportiv.
Ai së bashku me kryetarin e Kamenicës i cili vjen nga radhët e LVV-së, Kadri Rahimaj, shfrytëzuan rastin për të luajtur basketboll në mbrëmje.
Fotografitë i shpërndau shefi i kabinetit të Konjufcës, Ilir Kërçeli në Facebook.
“Sonte në Kamenicë bashkë me Glauk Konjufca e Kadri Rahimaj. Cila është komuna e radhës?”, shkroi ai.