Po mbahet takimi i 291-të me radhë i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), nën udhëheqjen e Kryesuesit, Albert Zogaj, me ç’rast është miratuar propozimi i Kryetarit të Gjykatës Themelore Gjilan, Venhar Salihu, për caktimin e nënkryetarit të kësaj gjykate.
Këshilli caktoi gjyqtarin Rilind Sermaxhaj, nënkryetar të Gjykatës Themelore Gjilan. Mandati i nënkryetarit të gjykatës është pesë (5) vjeçar.