Ditë më parë në një objekt banesor në rrugën ‘Lufta e Gjilanit 44’ në Gjilan, një person është kapur në flagrancë duke vjedhur atlete para hyrjes së banesave të qytetarëve, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se i dyshuari ishte kapur me një qese në dorë brenda së cilës kishte 6 palë atlete sportive të markave të ndryshme dhe të shtrenjta, nga një banor që lajmëroi menjëherë Policinë.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arrestuar personin e dyshuar dhe kanë konfiskuar mallin e vjedhur, teksa 49-vjeçari është shoqëruar në stacion për intervistim.