Presidenti i Republikës se Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar publicistin Migjen Kelmendi, për kontributin e tij gjatë periudhës më të rëndësishme që ka kaluar Kosova.
“Është kënaqësi e veçantë që si President i Kosovës, të ndaj këtë medalje presidenciale për kontributin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, publicistin, intelektualin, shkrimtarin, dhe kontribuuesin e madh për kauzën kombëtare në momentet më të rëndësishme që ka kaluar Kosova”, ka shtuar Presidenti.
Ndërsa, Migjen Kelmendi ka thane së këtë dekoratë e sheh si mirënjohje e një pune të madhe që është bë nga ekipi që ai e ka udhëhequr gjate raportimit të dramës, nëpër të cilën ka kaluar Kosova në vitet 1997-1999.
“Po du me kuptu si një përkrahje nga ana juaj ndaj shtypit të lirë, siç ishte gazeta Java dhe Televizioni Rrokum, ku u krijuan hapsina me debatue për këtë shtet që tash po e feston dhjetëvjetorin e parë”, deklaroi Kelmendi.