Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit.
Policia e Kosovës sipas planifikimeve operacionale, në vazhdimësi parasheh aktivitete të shtuara me qëllim të parandalimit dhe sigurisë më të madhe në trafik.
Në vazhdën e shtimit të kontrollit dhe ngritjes së sigurisë për pjesëmarrës në komunikacion rrugor, Njësitë e Trafikut në Drejtorinë Rajonal Prishtinë, mbrëmë në aktivitetet për kontrollin e shtuar të trafikut kanë shqiptuar 6 fletëparaqitje për ngasje nën ndikim të alkoolit dhe kanë konfiskuar 8 patentë shofer.
Andaj, përveç aktiviteteve policore në këtë aspekt, Policia e Kosovës APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës për të pasur një siguri më të madhe në trafik.