Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka dalë kundër demarkacionit i cili nëse ratifikohet në Kuvend, i hap rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Deputetet e LDK-së, Vjosa Osmani dhe Doruntina Maloku si anëtare të Komisionit për Punë të Jashtme nuk kanë votuar fare projektligjin për ratifikimin e demarkacionit. Ndërsa kundër kanë votuar deputetët e VV-së, me përjashtim të deputetit Dukagjin Gorani i cili ka abstenuar.
Ndërsa, deputetët e koalicionit qeveriyar kanë votuar pro projektligjit. Kryesia e Kuvendit pritet të caktoj sot datën e mbajtjes së seancës ku do të shqyrtohet dhe ratifikohet marrëveshja e demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.