Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, po raporton në Komisionin për Integrime Evropiane, ku është ftuar për ratifikimin e Marrëveshjes së Partneritetit për Kornizën Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare të Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit të Para-anëtarësimit (IPA III)
Aty, numri dy i qeverisë foli edhe për dialogun mes Kosovës e Serbisë.
Ai tha se pozita e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë s’ka qenë kurrë më mirë.
Bislimi shtoi se s’ka asnjë arsye për brenga e skepticizëm.
“Unë si kryenegociator kam mandat të qartë dhe atij mandati i përmbahem 100 për qind, në atë mandat s’ka asnjë lëkundje. Pozita e Kosovës në procesin e dialogu s’ka qenë kurrë më mirë dhe s’ka asnjë arsye për brenga apo skepticizëm në tërësi. Muni me flejt shlirë”, tha Bislimi.