Kryeministri Edi Rama ka folur me tone të ashpra në Bruksel pas hapjes së negociatave, ku i ka kërkuar Këshillit të Evropës që t’i kërkojë falje Kosovës lidhur me raportin e Dick Martyt, pasi sipas tij është i manipuluar.
Edi Rama: Unë nuk ngre akuza pa fakte, nuk kam thënë asnjëherë që jemi manipuluar nga Rusia sepse nuk e di nëse ishte apo jo Rusia pjesë e kësaj loje. Di gjë që historia e trafikimit të organeve, u nis nga Rusia dhe jo nga dikush tjetër. Çfarë mund të them sërish është se duke parë akuzat, nuk ka asnjë fakt apo dyshime mbi trafikimin e organeve, dhe siç e vutë re kjo gjykatë e Hagës është siguruar në bazë të këtij raporti. Hetimet janë bërë në Kosovë dhe në Shqipëri, totalisht të pavarura. Çfarë ne kërkojmë është që kjo ishte maskaradë përmes një sasie balte e hedhur ndaj të gjithë vendit ndaj një shteti të pavarur dhe të gjithë luftës çlirimtare. Nuk është akuzë, nuk ka provë që ka pasur ndonjë trafikim të organizuar nga udhëheqja e çlirimtare e Kosovës e cila ka qenë viktimë e një sulmi të organizuar. Nuk ka të bëjë fare me procesin që po ndodh. Kjo ka të bëjë me një faqe turpi të Këshillit të Evropës që duhet të gjej kurajën të dalë përballë dhe të thotë na falni. Institucione me kaq demokraci nuk mund ta bëjnë diçka të tillë. Ne i kemi përjetuar nënë diktatin sovjetik apo ndikimit kulturor kinez. Asgjë personale. Asgjë kundër zotërinjve, por kjo është diçka që duhet bërë e ditur me emerin që ka derisa të ketë një prove. Është e pamundur që të akuzosh një komb që u çlirua falë një ushtrie çlirimtare kundër një makinë të spastrimit etnik dhe të hidhen në thellësitë më të mëdha të plehrave gazetareske. Kjo nuk duhet të ndodhë më, Shqipëria asnjëherë nuk ka për tu dorëzuar