Dy persona kanë vdekur si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë njofton edhe për 1.793 raste pozitive me Covid.
Aktualisht kemi 8.035 raste aktive me këtë virus.
Teksa njoftohet për 174 persona të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.