Kryeministri i vendit Albin Kurti, ua ka dorëzuar veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës një propozim për Ligjin e ri për Verifikimin e Pjesëmarrësve në Luftë.
Këtë e ka konfirmuar Faton Klinaku, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Klinaku tha se shkresën e kanë pranuar, do ta shqyrtojnë dhe më pas do të përgjgijen me shkrim.
“Shkresën e kemi marrë dje dhe do ta shqyrtojmë e pastaj do t’i përgjigjemi me shkrim. Do të diskutojmë me organet tona sepse letra është vonuar për një muaj e gjysmë. Aty flitet për një ligj të ri, por derisa të bëhet ai duhet të rritet paga minimale dhe krahas kësaj edhe pensioni i veteranëve”, u shpreh Klinaku.
Veteranët para një muaj e gjysmë, konkretisht më 16 qershor kanë mbajtur protestë gjithëpopullore në shenjë pakënaqësie për miratimin e Ligjit për pagën minimale dhe mospërfshirjen e tyre në këtë ligj.
Një ditë më pas ata janë takuar me Kurtin, për të gjetur një zgjidhje. /klankosova