Njëra nga ndeshjet më të mëdha këtë vit në arenën ndërkombëtare për klubet kosovare, zhvillohet sonte në Belgjikë.
Antwerp do të presin skuadrën e Dritës në tokën e tyre, ndeshje e vlefshme për Ligën e Konferencës, raundi i dytë, ndeshja e parë, shkruan Gazeta OLLE.
Kjo ndeshje, nuk do të transmetohet në televizionet kosovare, duke bërë që shikuesit të gjejnë mënyra të tjera për ta shikuar ndeshjen.
Antwerp – Drita është ndeshja e dytë që nuk transmetohet për klubet nga Kosova në garat evropiane, transmetim të ndeshjes nuk pati as në udhëtimin e Ballkanit në San Marino, kundër La Fiorita.