Prej vitesh jeton në Gjermani dhe thotë se Kosovën e do shumë. Një nga mërgimtarët në Merdare është shprehur i gatshëm për t’u kthyer në Kosovë, ndërkohë ka kritikuar qeverinë dhe pati një mesazh për të rinjtë.
Ai tha se qeveria duhet të krijojë punësim për të rinjtë dhe jo t’i lejojë të ikin. Shtoi se po ta kishte këtu një rrogë prej 700 euro, do të kthehej menjëherë.
“Këtu gjithçka po shkon mbrapa”, pohoi ai.
“Kemi vullnet që të vijmë në vend tonin, ne punojmë atje, por së paku një herë në vit. Për rini nuk kanë të ardhme, industria nuk është zhvillu, veç me tregti e bujqësi nuk jetohet. Rinia duhet të punësohen. Kisha pasë qef që Qeveria ti ketë parasysh këto gjëra dhe të punësojë popullatën se askush nuk largohet. Me i pasë këtu 700 euro rrogë, kurrë nuk isha largu”, tha ai për T7.