Fluksi i mërgimtarëve që po vijnë për pushime në Kosovë tashmë është i madh. Ekipi i emisionit të verës në T7, “Era Verë”, ka qëndruar në Deçan ku ka bashkëbiseduar me shumë mërgimtarë që kanë ardhur.
Ajo që menjëherë është vërejtur janë ankesat e tyre për rritjen e çmimeve në vendin tonë. Thonë se jeta kështu është shtrenjtuar shumë.
Gjithsesi, ata janë të lumtur që gjenden në vendlindjen e tyre, derisa qytetarët e Deçanit thonë se ky vend merr gjallëri nga mërgimtarët e shumtë.