Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti priti në takim kryetarin e Gjilanit, Alban Hysenin
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim kryetarin e komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet mes të dyja komunave, e gjithashtu projektet që janë në realizim dhe ato që do të realizohen në të ardhmen.
Kryetari Haliti e njoftoi mysafirin për zhvillimet aktuale në komunën e Vitisë, për punët që janë duke u kryer dhe shprehi gatishmërinë e bashkëpunimit për realizim të projekteve të përbashkëta që kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve të Anamoravës.
Në këtë takim u kërkua që të rifillojnë punimet sa më parë të rrugës Kllokot-Gjilan, si kërkesë dhe nevoje permanente edhe e qytetarëve të komunave të këtij rajoni, pastaj mundësitë për bashkëpunim në parkun industrial, organizimin e një panairi në Gjilan, mundësin e hapjes së shkollës së muzikës në Viti etj.