Shkruan: Kushtrim Kadriu – Lëvizja Vatra
Këto ditë pamë një kërkesë të bërë nga Komuna e Gjilanit, Kamenicës dhe ajo e Bujanocit për lehtësimin e çarkullimit të qytetarëve në pikat kufitare të Dobrosinit, Breznicës,Pogragje. Mirë boll, por pika e Muhocit ku mbeti? Ç’u bë me këtë pikë strategjike, kur dihet rëndësia kapitale e gjallërimit të Malësisë së Bujanocit?
Bravo ju qoftë! Mjaftë e patëm Serbinë, tash edhe ju morët anën e saj. I morët votat e saj, e ia futët thikën pas shpine.
Në Gjilan, bile edhe zyrën e Luginës ia dhatë një mjeshtri të golf dyshave.
Çke keni ju kundër Malësisë, a jeni në veti? Çka është ky koalicion anti Malësi? Kujt po i konvenon zhbërja e Malësisë, përpos Serbisë?