Prishtinë – Një alarm për bombë ka ndërprerë koncertin e festivalit të tenorit Ramë Lahaj ,i cili po mbahej të delen në mbrëmje në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë.
Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se alarmi është bërë në orën 19:30.
“Rreth orës 19:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Kompleksin e Universitetit ‘Hasan Prishtina’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë Ahmeti./BetimipërDrejtësi