Ky është reagimi:
Për disa vjet, LDK organizoi panaire, por nuk e bllokoi rrugën kryesore në qendër.
E kurrsesi në kohën e mërgimtarëve, nuk e bllokoi e paralizoi qytetin e Gjilanit. Praktikantët lokalë kinse po bëjnë ndryshime, e kënaqën krejt! Mllefosin shoferët, e sidomos mërgimtarët, autoambulancën, zjarrfikësit…
Pse të bllokohet rruga kryesore kur është sheshi i ri dhe aq i gjatë për qytetarët, projekti madhor i Lutfi Hazirit?! Pse të mos bëhej panairi veç në sheshin ngjitas me Teatrin e qytetit?!