Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka nënshkruar marrëveshje me Ministrin e Ministrisë sê Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
I pari i Kamenicës ka thënë se me këtë marrëveshje do të zgjidhet problemi i ujërave të zeza në Hogosht dhe Shipashnicë të Epërme.
“Puna jonë nuk ndalet, investimet vetëm se do të shtohen
540,872.70 € është vlera e marrëveshjes së fundit me Ministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Do ta zgjidhim problemin e ujërave të zeza në Hogosht dhe në Shipashnicë të Epërme, përmes ndërtimit të kolektorëve, ku përfshihet edhe rregullimi i shtratit të lumit në Hogosht”, ka thënë kryetari Rahimaj.