FC Drita të enjten do zhvilloj lojën e dytë në Conference League, “Intelektualët” do të mundohen t’i befasojnë mysafirët nga Blegjika në ndeshjen e dytë kualifikuese shkruan Radio Star.
Pronari i klubit, Flamur Bunjaku, pret përkrahjen nga tifozët në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Klubi Futbollistik “Drita” të enjten do ta zhvilloj ndeshjen kthyese ndaj Royal Antwerp në kuadër të Ligës së Konferencës.
Presidenti i klubit gjilanas, Flamur Bunjaku, ka folur për Radio Star, duke theksuar se pret përkrahje të madhe nga tifozët në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Po e dëshmojmë se jemi skuadër kompakte, ndeshja me skuadrën belge rritë prestigjin e futbollit tonë. Do të jetë një spektakël futbollistik ku e gjithë Kosova do të jetë me ne. Do të japim më të mirën që dimë dhe mundemi ne pasi që po e përfaqësojmë futbollin tonë”, tha Bunjaku.
Presidenti i “bardhekaltërve” ka thënë se pret ndeshje shumë të vështirë ndaj Royal Antwerp duke marrë parasysh se në klubin belg ka lojtarë të klasit botëror.
“Gjithsesi pres një ndeshje të vështirë. Royal Antwerp është një kundërshtar i fortë. Skuadra jonë luan para adhuruesve të vetë, por besoj që do të marrim përkrahje të madhe nga tifozët dhe shpresoj të befasojmë klubin belg dhe të marrim një rezultat të mirë”, ka thënë Bunjaku.