Analisti Xhevdet Pozhari, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se Xhelal Sveçla, është ministri më i suksesshëm i kësaj Qeverie.
Sipas Pozharit, ministri i punëve të brendshme është duke e vendosur rendin dhe ligjin në veri.
“Edhe një lajm i fundit: Në veri po vendoset rendi dhe ligji. Kriminelët kontrabandues po kukasin “le le majko”! Bravo Xhelal Sveçla. Deri tani, je ministri ma i suksesshëm i kësaj Qeverie. Pikë”, ka thënë ai.