Një zyrtar i Kuvendit e ka larguar me forcë gazetarin Taulant Osmani derisa ai ishte në detyrë, duke i ndjekur ngjarjet që po zhvilloheshin aty.
Gazetari Osmani ka thënë për Insajderin se largimi i tij u bë për të mos raportuar detajet nga takimi i Veselit me përfaqësues të partive politike.
“Konsideroj që arsyeja e veprimit të zyrtarit ka qenë që të mos lejohet të raportohet se kush është në takim me Kryetarin Veseli, sepse ne morëm informacione që në takim me Veselin gjenden përfaqësues të partive politike”, ka thënë Osmani për Insajderin.