Skuadra e Dritës do të zhvillojë sot ndeshjen kthyese kundër Royal Antwerp, të vlefshme për kalimin në rrethin e tretë kualifikues për UEFA Conference League.
Drita do të kërkojë eliminimin e skuadrës belge me ndihmën e tifozë gjilanas të cilët priten të jenë në numër të madh në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ndërkaq, për të gjithë ata që nuk ka mundur të sigurojnë një biletë për ta ndjekur ndeshjen nga afër, atë mund ta ndiqni direkt në platformën DigitAlb dhe ArtMotion, në kanalet Super Sport dhe Super Sport Kosova.
Ndryshe nga teleshikuesit shqiptar, ata belg nuk do ta kenë të mundur ta ndjekin ekipin e tyre të zemrës, për shkak se klubi nuk ka arritur të bie dakord me agjencinë e cila ka të drejtat e transmetimit televiziv të skuadrës së Dritës.
Royal Antwerp ishte ankuar në çmimin e lartë të kërkuar nga kompania kosovar, ani pse tifozët gjilanas e kishin ndjekur ndeshjen e parë pa pagesë në kanalin e tyre zyrtar.
Drita eliminoi skuadrën e Inter Turkut për të arritur deri këtu, teksa e ka shumë afër edhe kalimin për në raundin e tretë kualifikues.
Ndeshja mes Dritës dhe Royal Antwerp do të zhvillohet me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Paparaci.com