Një 24 vjeçar shqiptar është arrestuar në Zvicër.
Policia gjatë një kontrolli në një shtëpi në Zuchwil SO, ka gjetur dhe sekuestruar një kilogramë kokainë dhe shtatë kilogramë heroine.
Ngjarja ka ndodhur më 20 korrik, shkruajnë mediat zvicerane përcjell Klankosova.tv.
Sipas policisë vlera e drogës llogaritet të jetë mbi 102 mijë euro.
Shqiptari u kontrollua nga patrulla e policisë pasi disa lëvizjeve të dyshimta.
Pasi u ndalua ai nuk kishte ndonjë dokument identifikues.
Kështu ai u dërgua në stacionin e policisë për t’u verifikuar.
Pas hetimeve, prokuroria publike kishte urdhëruar bastisjen e shtëpisë së shqiptarit, transmeton Klankosova.tv.
Droga u konfiskua dhe 24 vjeçari gjendet ende në paraburgim.