Të përzgjedhurit e Ardian Nuhiut, sonte me fillim në ora 20, në stadiumin “Fadil Vokrri” sfidojnë Royal Antwerp., në duelin për tu kualifikuar në raundin e tretë të Conference League, pas barazimit 0-0, që morrën në takimin e parë në Antwrpen
Këtë herë “bardhekaltëritit” gjilanas, do të mund të mbështeten në një atmosferë impozante dhe madhështore me ndonjë koregrafi fantasitke, sic dijnë ta bëjnë vetëm “intelektualët”, por edhe me një numër të madh të shikuesve, sepse Drita përfaqëson në këtë rang garash, jo vetëm Gjilanin, por mbarë Kosovën dhe më gjerë.
Drita futet në këtë përballjeje me vetëdije të fortë, se mund të luajnë me kokën lart, sepse shanset e saj nuk janë të pamundura edhe pse përballë ka një skuadër me buxhet disa herë më të lartë, por nuk është e pakalueshme.
Drita përvec angazhimit maksimal, përqëndrimit dhe koncentirmit, menaxhimit të lojës, dëshirës dhe këmbëngulësisë për fitore mund të shfrytëzojë dhe atmosferën e zjarrtë të publikut vendas si kundër presionin e skuadrës belge që sipas deklarimeve të trajnerit të tyre do të këkrojnë që sa më parë të arrijnë deri te shënimi golit të parë.
Kjo nënkupton se kjo skuadër në këtë sfidë do të futet me ngarkesë psikologjike, sepse ndryshimet e bërë këtë vit, në këtë taborr janë për objektiva dhe synime më të larta, e në rast pësimi ndaj Dritës, projekti i tyre do të rezultojë pjesërisht i dështuar.
Natyrisht, se trajneri shkupjan i Dritës, Nuhiu, që njihet si lexues i mirë i taktikave të kundërshtarëve potentë, do ta ketë për bazë edhe këtë element mjaftë të rëndëishëm për ta shfrytëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme.
Fituesi i këtij takimi luan në fazën e tretë të kualifikimeve në Ligën e Konferencës me fituesin e takimit Lillestrom (Nor) – SJK (Fin).
Fehmi Sylejmani, opionist sporti