Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në përputhje me Ligjin për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Ligjin për Pyjet paralajmëron rrezik të shtuar nga zjarret në ambiente të hapura dhe apelon që qytetarët të sillen me përgjegjësi me qëllim që të ruhen pasuritë natyrore të vendit nga dëmtimet e pakthyeshme.
Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë ,Bajram Isufi, u ka bërë apel qytetarëve që të kenë kujdes nga përhapja e zjarreve për shkak të temperaturave të larta.
Postimi i Bajram Isufit:
Sipas ligjit mbi Pyjet e Kosovës çdo zjarrëvënje është e sanksionuar me ligj.
Drejtoria e bujqësisë dhe Pylltarisë – sektori i pylltarisë së bashku me pylltarët jemi në vëzhgim të terreneve Pyjore,
Nëse vëreni ndonjë tym sado të vogël lajmëroni:
Emergjenca : 112,
Zjarrfikëset : 193,
Policia : 192,
Teknikët : 044/396-108,044/409-094,044/121-357,044/445-802,
Udhëheqësi i sektorit të Pylltarisë : 044/552-688,
Drejtori i bujqësisë dhe pylltarisë : 044/132-288,
Faleminderit për bashkëpunim!