Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do t’i takojë sot në Beograd përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, ndërsa të dielën mbrëma do të deklarohet lidhur me vendimin e Kosovës për vendosjen e reciprocitetit për letërnjoftime, që hyn në fuqi nga mesnata, kur fillon 1 gushti.
Këtë e paralajmëroi, Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq, pas takimit të Partisë Përparimtare të Serbisë.
Kjo, derisa vendimin e qeverisë së Kosovës e ka cilësuar si plan të ferrit.
“Është konstatuar shqetësimi serioz për faktin se pala shqiptare e Kosovës, thënë sa më qartë, është duke përgatitur ferrin në ditët në vijim”, tha ai, pas takimit në SNS.
Nga 1 gushti qytetarët e Serbisë që hynë në Kosovë do të pajisjen me një dokument për hyrje-dalje në të të gjitha pikat kufitare, një masë të ngjashme të cilën tash e sa vjet e aplikon Serbia ndaj qytetarëve të Kosovës. Po ashtu nga 1 gushti fillon regjistrimi i veturave që posedojnë targa ilegale që të kthehen në targa RKS .