SC Gjilani ka shënuar edhe fitoren e radhës në ndeshje miqësore, para fillimit të edicionit 2022/23.
Kuqebardhët kanë mposhtur Kikën me rezultat 3-0, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan, shkruan Gazeta Olle.
Golat për skuadrën e Zekirija Ramadanit i realizuan Shend Kelmendi dhe Albert Dabiqaj i cili shënoi dy herë.
Ditë më parë, Gjilani mposhti edhe Fushë Kosovën me rezultat 3-1 në ndeshje kontrolluese. /Gazeta Olle/