5 persona nga Kosova janë rrahur nga serbët teksa po ktheheshin nga Kosova për në Zvicër.
Jepi zë mëson nga burimet e veta se bëhet fjalë për një familje kosovare që kishte qenë për pushime në Kosovë.
Në mesin e tyre ishin tre persona të rritur dhe dy fëmijë, të cilët po trajtohen në Spitalin e Mitrovicës.
Mësohet se atyre u është vjedhur edhe vetura.
Rastin e ka konfirmuar edhe ish-kryetari Agim Bahtiri i cili tha se i ka vizituar në Spitalin e Mitrovicës dhe se gjendja e tyre është stabile.
Ndryshe, pas mbylljes së kufirit në Bërnjak dhe Jarinjë, matanë kufirit, në Serbi, janë bllokuar qindra automjete të mërgimtarëve që ishin duke ardhur në Kosovë.