Policia e Kosovës ka thënë se se vendimi për pajisje me dokumentin për hyrje-dalje të qytetarëve ka filluar të zbatohet në nivel vendi, përveç dy pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjakë, të cilat vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.
Në një njoftim për media, policia tha se dje pas bllokimit të rrugëve në veri të Mitrovicës, në katër raste ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të njësiteve policore si dhe në një rast është dëgjuar të ketë ndodhur një detonim.
“Informacionet zyrtare konfirmojnë se dje, më 31.07.2022 pas bllokimit të rrugëve në Veri të Mitrovicës, në katër raste ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të njësiteve policore si dhe në një rast është dëgjuar të ketë ndodhur një detonim. Fatmirësisht nuk raportohet për ndonjë qytetar apo zyrtar policorë të plagosur nga arma e zjarrit”, ka thënë policia.
“Fatmirësisht nuk raportohet për ndonjë qytetar apo zyrtar policorë të plagosur nga arma e zjarrit”, konfirmon policia.
Po ashtu, raportohet për katër raste ku qytetarët shqiptarë të cilët kanë qarkulluar në atë pjesë janë ndaluar dhe maltretuar, duke iu shkaktuar lëndime dhe shkaktim të dëmeve materiale në automjetet e tyre, nga ana e personave të dyshuar.