Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka treguar se si e sheh kryeministrin Albin Kurti.
Ai e ka marrë një shembull me një djalë që e ka parë në plazh ditën e djeshme, teksa mori shembull edhe orën luksoze “rolex”.
Ai tha se edhe kryeministri Kurti është kështu, pasi sipas tij, është blerë shtrenjtë por do të shitet lirë, raporton Paparaci.
“Nuk e kam menduar ndonjëherë se si e cilësoj se më shumë temat i këqyri. Qe qysh e shoh Albin Kurtin. Një djalë e takova dje dhe e kishte blerë një rolex në plazh dhe tha prej atij që e ka ble i ka thonë bleje 400 euro se kjo orë bon 12 mijë euro, por unë e kam punën qeshtu shpejt po ti bleje 400 e mundesh me shit 12 mijë”.
“Ne bëmë hajgare me atë djalin dhe thashë nëse e shet me 100 euro ti mirë e ki punën. Edhe Albin Kurtin e kanë blerë shtrenjtë po kanë me shitë lirë”, deklaroi Berisha në Kanal 10.